Arrihet marreveshja ne Kongresin Amerikan shmanget humnera fiskale
Pak para mesnate, Uashingtoni ka festuar ardhjen e vitit të ri por dhe arrtijen e marrëveshjes mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve në senat për të evituar kështu rënien në humnerën fiskale.
Teksti i finalizuar nga zëvendës presidenti Xho Bajden dhe nga lideri i minornacës republikane Miç Konell parashikon rritjen e taksave për ata që fitojnë më shumë se 450 mijë dollarë në vit si dhe shtyn për dy amuaj të tjerë fillimin e shkurtimit të shpenzimeve publike.
Edhe pse konsiderohet një arritje tashmë, teksti mund të hasë probleme të tjera në dhomën e përfaqësuesve ku do të marrë aprovimin e radhës. Votimi do të kryeht deri të mërkurën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama është shprehur se as demokratët dhe as republikanët nuk kanë marrë atë që dëshironin. Kjo marrëveshje është veprimi i duhur për vendin tonë, ka vazhduar ai. Mbetet ende shumë punë për të reduktuar deficitin por kjo marrëveshje siguron se duke vazhduar në këtë rrugë do të arrihet reduktimi i deficitit nëpërmjet reduktimeve të mëtejshme në shpenzimet publike dhe taksave më të larta për amerikanët e pasur, ka përfunduar Obama.