Permiresohet gjendja shendetesore e Klinton

Hilari Klinton nuk ka pësuar iktus dhe nuk ka pasur dëmtime neurologjike. Konfirmimi ka ardhur nga mjekët që e kanë kuruar atë në spitalin Presbiterian në Nju Jork.
Duke parë progresin e shpejtë mjekët kanë thënë se Klinton do e rimarrë veten plotësisht. Ajo ëshët me humor të mirë dhe ka biseduar me mjkët, familjarët si dhe anëtarë të stafit. Mpiksja e gjakut që i kishet shkaktuar dhe gjendjen e të fiktit disa ditë më parë është verifikuar në një venë pas veshit të djathtë.
Që nga ditët e para të dhjetorit Klinton nuk ka dalë në publik, që kur anuloi udhëtimin në Marok si pasojë e një infeksioni në stomak.
Stafi i saj gjatë gjithë kohës ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e saj ishte e mirë, sa që po planifikohet dhe përmbyllja e detyrimeve para se ajo ti dorëzojë postin pasardhësit të saj Xhon Kerri.
Gruaja më popullore në shtetet e bashkuara të amerikës sipas sondazheve ajo shihet si një nga emrat më të sigurtë për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës pas përfundimit të mandatit të dytë të Barak Obamës.