E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja për Greqinë. Paketa 23 miliardë dollarë

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelaria gjermane Angela Merkel kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar Greqinë, në kuadër të një plani evropian që përfshin dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërhyrja e të cilit është cilësuar negativ nga presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Trishe.

Marrëveshja parashikon ndihma bilaterale në bazë vullnetare, si kishte kërkuar vetë kancelaria Merkel. Kjo e fundit ka këmbëngulur që plani në fjalë të aplikohet vetëm në rastin kur Athina vërtet nuk do të jetë në gjendje që të shlyejë kredinë. Në marrëveshje nuk përmenden shifrat që do të jepen në ndihmë të Athinës. Javët e fundit flitej për një shumë ndërmjet 20 e 30 miliardë euro.

Burime të presidencës franceze kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e qeverive të zonës euro për kredi dhënie ndaj Greqisë do të jetë më e madhe se kontributi i FMN-së. Marrëveshja ndodhet tashmë në dorë të presidentit të komisionit evropian, Herman Van Rompi, i cili duhet të vlerësojë tekstin për t’i dhënë më pas një kopje të tij liderëve të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›