E Shtunë, 31 Tetor 2026

BIS Banka, kthehet në Veneto Banka Albania

Kushtet e reja të zhvillimeve financiare kërkojnë kujdes më të madh në mbikqyrjen bankare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shfrytëzoi për të përcjellë në publik këtë mesazh, ceremoninë e ndërrimit të emrit të BIS Banka në Veneto Banka Albania.

"Kërkohet një filozofi e re, e cila është në qendër të veprimtarisë së bankës së Shqipërisë për përsosjen e mënyrës së drejtimit të institucioneve bankare në Shqipëri, një kontroll më të mirë të risqeve dhe një mbështetje më të fuqishme të administratorëve të bankave", tha Adrian Fullani, guvernator i BSH.

Futjen e kësaj banke me traditë në botën financiare ministri i Financave Bode dhe ai i ekonomisë Prifti e kanë cilësuar si një ogur të mirë për investimet italiane në Shqipëri.

"Ekonomia shqiptare vijon të tërheqë vemndjen dhe interesin e investitorëve të ndryshëm dhe nuk ka investitor më cilësor se sa investitorët e tregut financiar, bankar të cilët ndjejnë prej larg zhvillimin e ekonomisë dhe investojnë aty ku fitimet janë të sigurta", tha Ritvan Bode, minister i Financave.

"Grupi 'Veneto Banca' që ka marr vendimin për të investuar në Shqipëri, ne kemi dhe lajme të tjera shumë të mira, kemi disa sektorë ekonomikë që janë në ekspansion, që janë me shumë interes për të investuar sic është sektori energjetik", tha Dritan Prifti, minister i Ekonomisë.

Veneto Bank Albania është banka e tretë me kapital italian në tregun financiar shqiptar. Ajo në vitet e fundit është prezente edhe në disa vende tjera të Evropës Lindore.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›