E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin ne 1169 numri i te vdekurve ne Gaza

Gaza - Sulmet ne Gaza vazhdojne pa nderprerje. Ne diten e 22 te sulmeve numri i te vdekurve eshte rritur ne 1169. Gryka e tankut kesaj radhe u drejtua nga nje çader ku njerezit po mbanin zi ne Sexhaije. Ne sulm humben jeten 10 vete. Kurse ne nje sulm tjeter me bomba qe u organizua ne veri te Rripit te Gazes humben jeten 4 vete.

Vetem neper sulmet qe u organizuan dje kane humbur jeten me teper se 30 palestineze. Kurse pardje ne Tel El Hava pas terheqjes se tankeve izraelite jane gjetur 23 kufoma. Ne diten e 22 te sulmeve numri i te vdekurve eshte rritur ne 1169. 370 nga keto jane femije kurse 85 gra. Numri i te plagosurve eshte 5 mije e 150 nder te cileve 1 mije e 750 jane femije.

Bombat me fosfor qe po perdor Izraeli perbejne nje krim ndaj njerezimit. Keto bomba te cilat jane arme kimike djegin dhe me gazrat qe leshojne sterilizojne njerezit. Nga ana tjeter sot ne Izrael eshte mbledhur kabineti i sigurimit i cili do te diskutoje nje armepushim te njeanshem.
Vendimi i armepushimit do te thote qe t'i jepet fund sulmeve ne Rripin e Gazes pa u bere marreveshje me Hamasin por duke u bazuar ne mbeshtetjen e udheheqjes amerikane dhe egjiptiane per ndalimin e kontrabandes se armeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›