Dosjet, PS: Antikushtetues
Tiranë-Partia Socialiste e ka vlerësuar si antikushtetues ligjin për hapjen e dosjeve. Me anë të një konference për shtyp, deputeti socialist Marko Bello theksoi se këtë ligji, forca më e madhe opozitare nuk e njeh. “Partia Socialiste e quan antikushtetues këtë ligj dhe ne nuk bëhemi palë me një ligj që shkel hapur Kushtetutën e vendit. Ne këtë ligj do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të presimin vendimin e kësaj gjykate”-theksoi Bello për mediat.
Partia Socialiste ka denoncuar edhe shpërndarjen e fondeve të qeverisë në mënyrë preferenciale në krahina të ndryshme të vendit, duke përmendur këtu se veriu i Shqipërisë ka qenë më i favorizuar. Gjithsesi, deklarata të tilla nuk bëjnë tjetër veçse përçajnë shqiptarët, pasi dihet se problemet në veri janë të shumta. Të gjitha qeveritë i kanë lënë mënjanë këto zona, në një kohë kur edhe braktisja e tyre është bërë mazive për shkak të varfërisë së skajshme dhe kushteve më elementare të jetesës.