Arrin nota verbale nga Tanzania

Kryeministrit Behgjet Pacolli ka njoftuar se Tanzania e cila na ka njohur së fundi, ka dërguar edhe notën verbale të kësaj njohjeje.
Lajmi për njohjen nga ky shtet me ndikim në kontinentin afrikan është komunikuar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nëpërmjet një konference për medie, të enjten me 30 maj 2013.
Sipas zyrës për informim të Pacollit, ai ka diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndiqen, në funksion të lidhjes së marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve./Indeksonline./