E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen dy ish të përndjekur shqiptarë

Policia ka ndaluar dy ish të përndjekurit, Skender Tufa (në foto) dhe Petrit Lico. Ndalimi, këtë herë është bërë pasi ata kishin me vete objekte të dyshuara si bomba molotov.

Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Universitetit Politeknik, ndërkohë që dyshohet se ato mendohet të përdoreshin kundër Kryeministrisë.

Ne telefon, për “News 24″, Tufa ka konfirmuar se ndodhej rastësisht tek zona e Universitetit Politeknik dhe se nuk ka lidhje me objektet që nga policia dyshohen si bomba molotov./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›