Arritjet me të cilat konkurron holandezi Lulëzim Basha (Saliu)

Lulzim Basha gjatë takimit me "Hitlerin" e Libisë, Muamer Gadafin
Nga Kledian Lula
Profesor Doktori i mashtrimeve e demagogjisë shqiptare Sali Berisha, prej disa ditësh ka humbur krejtësisht koshiencën dhe po prezanton Lulëzim Bashën përpara shqiptarëve si njeriu i sukseseve rekord në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare. Në marsin e vitit 2005 shqiptarët besuan kur Sali Kioska e nxori Lulushin e tij nga COP-i i PD dhe ua prezantoi si personalitet botëror, duke e bërë 3 herë ministër. Por tani, në marsin e vitit 2011 shqiptarët nuk e besojnë më Sali Gërdecin kur del si i bukuri shejtan mes fëmijëve e përpara shqiptarëve dhe prezanton Lulin e 21 janarit 2011, si ministër arritjesh, si komisioner 17 vjeçar e themelues 15 vjeçar i PD, si shqiptar patriot që mbron interesat kombëtare. Shqiptarët nuk e besojnë, madje qeshin me Sali Suden kur flet për Lej-Fenin e PD, Lulëzim Bashën. Pse? Sepse në ballin e veprimtarisë së tij si ministër në Shqipëri e si misionar dosjesh në Kosovë-Serbi-Maqedoni, Lulushi i COP-it, kandidati i desantuar prej Saliut për të uzurpuar bashkinë e Tiranës, ka disa damka të zeza, që nuk i fsheh e nuk i pastron dot.
Damkat e zeza të Lulëzim Bashës
1. Duhet thënë se në vitin 2005, PD-ja edhe pse ishte bërë paçavure politike, nuk ishte katandisur në atë derexhe sa të importonte Lulëzim Bashën, duke e promovuar brenda një semestri shkolle si figurë e fuqishme dhe potenciale në kupolën e kësaj partie. Ky qëllim u finalizua nga Saliu me vendosjen e tij si Ministër i Jashtëm. Sipas Saliut, një nga arritjet më madhore të ministrit manekin Basha, ishte fakti që sipas listës SALI, ai bëri emërime në trupin diplomatik të ish-SHIK-asve të PD, të cilët në vitet 1992-1997 masakruan, burgosën, vranë e vodhën shqiptarët, intelektualët, gazetarët. Shumica e këtij kallëpi diplomatësh ishin me precedent penalë. Arritje tjetër është fakti që në shërbimin diplomatik u emëruan anëtarë të klaneve e rrjeteve mafioze, të cilët nën petkun e pushtetit e të diplomacisë SALI-LULI, organizonin dhe zhvillonin trafiqe armësh, droge, makinash, produktesh ushqimore, fëmijësh, femrash, karburantesh e lloj-lloj biznesesh të pista.
2. Personi që kandidon në 8 maj 2011 për tu bërë (ç)qeverisës i Tiranës, i quajtur zyrtarisht Lulëzim Basha, njihet si mblesi që futi në rrjetin e pushtet-krimit shqiptar të Sali Berishës eksponentin më aktiv të bizneseve të pista e kriminale të Europës, Damir Fazlliçin. Lulëzim Basha, kandidati SALI që u thotë tiranasve se janë të parët, duhet tu tregojë shqiptarëve për filialin mafioz të krimit ekonomiko-financiar që krijoi në Shqipëri së bashku me mikun e tij anti-shqiptar Damir Fazlliç, duke përdorur si ortak biznesesh kunatin Erjon Isufi. Kandidati demagog e hipokrit Luëzim Basha duhet tu tregojë tiranasve dhe shqiptarëve se Damir Fazllic, mik-ortaku i familjes mafioze kryeministrore shqiptare Berisha, ka ngritur në Shqipëri super lavazhin e pastrimit të parave të pista të trafiqeve kriminale, me bazë trafikun e armëve, trojeve e energjisë. Kandidat Basha duhet tu thotë shqiptarëve se pasuritë- troje që ka Damir Fazlliç në bregdetin shqiptar, janë në bashkëpronësi të barabartë me familjen kryeministrore Berisha.
3. Edhe sikur ti kishin lënë në majë të malit e të frynte stuhi, nuk do të zhdukeshin dot 242 milion euro. Por ja që u zhdukën nga Lulëzim Basha në tenderin kriminal që organizoi në mënyrë hajdutçe Qeveria-Krim e komanduar prej Sali Berishës. Vendosur në postin e ministrit të Punëve Publike, Lulëzim Basha realizoi vjedhjen e shekullit, nëpërmjet tenderit hije të rrugës Rrëshen-Kalimash. Pa asnjë procedurë prokurimi të hapur, por vetëm me firmën e tij dhe vulën e kryeministrit Sali Berisha, u shpall fituese një firmë e përzgjedhur në zyrat e pushtetit prej bandës SALI, me menaxher Lulëzim Bashën, i cili del përpara qytetarëve të kryeqytetit dhe kërkon të uzurpojë bashkinë e Tiranës. Ende nuk dihet se sa milionë euro ka kushtuar e se sa milionë vazhdojnë të hidhen për Rrugën e Saliut, por dihet vetëm një shifër: Lulëzim Basha çoi në llogaritë e bandës kryeministrore 242 milion euro, ose aq sa kushton sot qyteti i Ballshit.
4. Kandidati SALI-ILIR Lulëzim Basha, ose Kryqëzuesi trim i Milosheviçit siç po e quan (ar)miku i serbëve Sali Berisha në këtë fushatë, në bashkëpunim me UDB-në jugosllave, me shtetarët dhe miqtë e tij serbë, ka mbushur dosjet ndëshkuese kundër luftëtarëve e komandantëve të UÇK, me akuzën: Krime kundër serbëve. Ndër këta kriminelë të zbuluar e të çuar në gjyq në favor të serbëve prej dosjeve të Lulëzim Bashës janë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe 50 luftëtarë të tjerë kosovarë të prangosur së fundi. Ka një fakt që e bashkon dyshen anti-serbe SALI-LULI: Të dy i kanë shërbyer me devotshmëri e anti-shqiptarizëm kasapit Sllobodan Milosheviç. Ndërsa Saliu e furnizonte me naftë, me armë e municione që të përzinte nga Kosova e të vriste shqiptarët, Lulëzimi ka kontribuar duke i quajtur kriminelë ata që luftonin për çlirimin e Kosovës kundër kasapit Milosheviç, siç po e quan Sali Embargoja, tani që ai nuk jeton më.
5. Nëse doni të shikoni një tjetër damkë të zezë që është në ballin e Lulëzim Bashës, por me përmbajtje të hapur anti-shqiptare, kjo është Akt-Dhurimi i territorit detar të Jugut të Shqipërisë. Pas Esat Pashë Toptanit, i cili u fali serbëve gjysmën e Shqipërisë dhe pas Ahmet Zogollit, që u fali po serbëve perlën shqiptare Shën Naum në bregun e Liqenit të Ohrit në Pogradec, Lulëzim Basha dhe Sali Berisha janë futur në histori si qeverisësit anti-shqiptarë, që i falën Greqisë ujërat territorialë shqiptare. Nëse këtë akt tradhtie kombëtare nuk do ta kishte bllokuar Gjykata Kushtetuese, atëherë sot shqiptarët do të lëviznin me vizë në detin e tyre, duke u përulur përpara flamurit dhe shtetit grek brenda trojeve të veta.
6. Një tjetër damkë e zezë që do të shoqërojë gjithë jetën Lulëzim Bashën është akti tjetër anti-kombëtar i nisjes së procedurave për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Prej tij ka nisur premtim- pazari bërë në zyrat e qeverisë greke për regjistrimin e popullsisë sipas fesë dhe etnisë, duke pasur si mbështetje kryeministrin Sali Berisha. Më një formular regjistrimi tip, të kompozuar prej shtetit grek dhe me një projekt-ligj të përgatitur po nga Shteti Grek, Lulëzim Basha me fuqinë e ish-ministrit të Jashtëm bëri koncensionin e shkombëtarizmit, duke paraqitur e bërë ligj këtë lloj regjistrimi çregjistrues të kombit shqiptar, nëpërmjet projekt-ligj-krimit të regjistrimit të popullsisë.
7. Kandidati Lulëzim Basha, që e kanë ngarkuar me misionin e pamundur për të futur në kthetra Tiranën, njihet si negociatori vazhdues i pazareve me kumbarin e familjes Kryeminsitrore Damir Fazllic, por duke hedhur ne veprim aleat-ortakun e PD. Shqiptarët e mbajnë mend mirë axhendën e ngjeshur të Ilir Bllokut në Serbi kohët e fundit. Pse e merrte kaq shumë malli për Serbinë Ilirin e LSI?! Burimet zyrtare të TV Klan-bandës qeverisës, pas çdo vizite pune të personit me bllok blu, thoshnin: U bisedua për pajtimin Serbi Kosovë. Në fakt doli se andej, nga rruga e vjetër e kohës së embargos së naftës së Sali Berishës, kalonin armët që niste ministër Arben Imami, pasi i vuloste në dispeçerinë e qendrës së trafikut SALI-DAMIR-ILIR.
8. Nuk mund të pastrohet damka tjetër që ka profili i kandidatit PD-LSI-Prrrrr Lulëzim Basha, damkë e cila lidhet me moralin dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në botë. Në kohën kur përgatiste dosjet pro-serbe e anti-UÇK, për të qenë