Mosndeshkueshmeria duhet te minimizohet ne te ardhmen8230

Tirane 29 mars 2011 NOA 8211 8230Ne shtetin e se drejtes dhe me zbatimin me te mire te mundshem te shtetit te se drejtes mosndeshkueshmeria duhet te pakesohej dhe sigurisht qe duhen trajtuar edhe burimet qe do te conin ne defekte ne procesin zgjedhor. shte ne frymen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it dhe do te ishte me mire nese do te mund ta paraqisni ne nje marreveshje perfundimtare dhe ne nje dokument me te mire per qytetaret e vendit8230
Nga Eugen Wollfarth
Se pari do te doja t8217ju falenderoja per ftesen ne diskutimet e kesaj tryeze te rrumbullaket lidhur me kete iniciative tejet te rendesishme. Falenderoj perfaqesuesit e partive per kontributin ne kete diskutim te nivelit te larte mbi ceshtjen e vullnetit te mire e cila eshte gjithashtu pikenisja e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Kushtetuta ligji dhe kodi zgjedhor vijne ne jete vetem permes vullnetit te mire dhe vecanerisht permes vullnetit te mire te partive politike.
Ju falenderoj ne kete faze edhe per mikpritjen e ngrohte ndaj misionit vezhgues te ODIHR-it. Prania e misionit vezhgues te ODIHR-it nuk do te ndryshoje karakterin e zgjedhjeve te cilat jane mirefilli nje veprimtari shqiptare ashtu si edhe ky aktivitet i sotem eshte nje aktivitet shqiptar dhe te gjithe ju dhe partite tuaja duheni pergezuar per kete dhe per nivelin e larte te diskutimeve.
Prania ketu pas nese doni fteses per te nenshkruar shprehjen e vullnetit te mire do te ishte plotesisht edhe ne frymen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Por vetem vullneti i mire nuk eshte fundi i zhvillimit. Konkurrenca e ndershme sigurisht dhe angazhimi per konkurrence te ndershme eshte nje pikenisje por ketu po trajtohen edhe probleme te se kaluares dhe keto duhet te trajtohen ne kohen e duhur. Ju takon juve qe te identifikoni se cfare duhet bere para dites se zgjedhjeve 8 Majit. Megjithate pjesa me e madhe qe une pres dhe shpresoj te filloje se shpejti jane bisedimet per reformen e Kodit Zgjedhor menjehere ose shume shpejt pas dites se zgjedhjeve.
Shteti i se drejtes eshte tejet i rendesishem ai do te krijoje besim jo vetem mes partive por gjithashtu edhe midis partive dhe qytetareve dhe gjithashtu edhe mes vete qytetareve. Keshtu qe me vjen shume mire qe z. Ruci z. Patozi dhe te tjere e perdoren kete fjale meqenese ajo eshte shume e rendesishme ne kete kontekst por une gjithashtu do te doja qe te fokusohesha edhe te nje fjale qe duhet te minimizohet ne te ardhmen mosndeshkueshmeria.
Ne shtetin e se drejtes dhe me zbatimin me te mire te mundshem te shtetit te se drejtes mosndeshkueshmeria duhet te pakesohej dhe sigurisht qe duhen trajtuar edhe burimet qe do te conin ne defekte ne procesin zgjedhor.
Ndaj me lejoni qe ta perfundoj fjalen time ne kete faze se kjo eshte ne frymen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it dhe do te ishte me mire nese do te mund ta paraqisni ne nje marreveshje perfundimtare dhe ne nje dokument me te mire per qytetaret e vendit dhe me sa kuptoj eshte gjithashtu nje ftese e hapur per partite politike jo te pranishme ne tryeze.
Respekti per njeri-tjetrin respekti i partive te medha ndaj partive te vogla dhe midis partive institucioneve dhe qytetareve eshte kyci dhe eshte pjese e vullnetit te mire. Dua t8217ju pergezoj per iniciativen dhe kete diskutim te mire. Ju faleminderit
Fjala e Kryetarit te Prezences se OSBE-se ambasadorit Eugen Wollfarth ne tryezen e partive politike parlamentare per zgjedhjet vendore
Lajme te ngjashmeSequi e Wollfarth takojne Ramen lajtmotiv zgjedhjet dhe lista e kandidateveZgjedhjet lokale Wollfarth 9 marsi afati i fundit per regjistrimin e te dhenave Wollfarth PS te kontribuoje per zgjedhjet lokale Misioni i OSBE/ODIHR Partite te sillen ne menyre te pergjegjshme Berisha-Sannino Garanci per standardet ne zgjedhje edhe vullneti i opozites LidhjeEugen Wollfarth Mosndeshkueshmeria shtetin e se drejtes tryeza e partive parlamentare zgjedhjet vendore