E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arsenal dhuron spektakël, fiton edhe Liverpool

Nuk ndalet asnjëherë Arsenali, i cili fiton edhe në ndeshjen e prapambetur që I përkiste javës së 7-të të Premier League me një paraqitje spektakolare. Topçinjtë mposhtën Evertonin me rezultatin 4-0, me golat e Saka, Martinelli (dopietë) dhe Odegaard, që vendosin diktatin në Emirates Stadium. Arteta fluturon në +5 ndaj Manchester Cityn të Guardiolës. Humbje shumë e rëndë për Evertonin, i cili mbetet i treti nga fundi në renditje.

Një paraqitje e shkëlqyer edhe për Liverpoolin, i cili fiton sërish dhe mbi të gjitha rikthehet në zonën e pretendimeve në klasifikim. Në ndeshjen e prapambetur të javës së 7-të, Reds mundën Ëolverhampton 2-0 me golat, të gjithë në pjesën e dytë, nga Van Dijk dhe Salah. Klopp ngjitet në 39 pikë për të kaluar në vendin e gjashtë, me Neëcastle me një largësi me vetëm dy pikë dhe Tottenham me gjashtë pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›