E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tottenham turpërohet, Manchester United kualifikohet me vështirësi

Përfundon efekti pozitiv i Cristian Stellini-t te Tottenham-i, i eliminuar në mënyrë sensacionale në fazën e 16-shes të Fa Cup nga Sheffield United. Zëvendësi i Antonio Contes, i cili ende mungon për t’u rikuperuar nga operacioni, kishte fituar deri më tani katër ndeshje nga katër të luajtura në stol. Megjithatë, një zhgënjim i rëndë erdhi në Kupë, me klubin e Championship, që fitoi 1-0 falë golit të Ndiaye.

Disa probleme edhe për Manchester United, i cili megjithatë në fund mundi West Hamin dhe fluturoi në çerekfinale të kompeticionit. Djajtë e Kuq, fitues të freskët të Kupës Carabao, fituan 3-1. Në minutën e 54-të Benrahma trembi skuadrën e Ten Hag, të cilët arritën të reagojnë vetëm në minutën e 77-të falë autogolit të Aguerd. Më pas vijnë golat e Garnaços dhe Fred në rikuperim të plotë për kualifikimin në raundin tjetër.

Gjithashtu në çerekfinale kalojnë edhe Burnley dhe, çuditërisht, Grimsby Toën, një ekip i kategorisë së katërt që eliminoi Southampton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›