Arsenali ben te pabesueshmen, humb ndeshjen e titullit
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka mbetur i shokuar pas humbjes se skuadres se tij ne premier Lige. Dje "topcinjte" e Londres u dorezuan ne gare per titull, pasi ne minutat e fundit te ndeshjes ata pesuan dy gola dhe per rrjedhoje moren nje humbje deshperuese ne fushe te Viganit, me rezultatin 3-2. Arsenali i trajnerit Arsen Venger ishte shume prane fitores, deri nje minute para perfundimit te kohes se rregullt kur pesoi dy gola te papritur. - "Ne beme gabime dhe ata moren avantazhin," - theksoi Arsen Venger. - Humbja e le Arsenalin gjashte pike pas Celsit te vendit te pare dhe praktikisht jashte gares per titullin kampion ne Premier Lige. - "Nuk mund te pershkruar dot si ndodhi humbja e fundit, ne nje kohe kur ishim shume prane fitores," - tha trajneri Arsen Venger. "Megjithate ne do te vazhdojme garen tone, per titull. Humbem nje ndeshje qe nuk duhet ta kishim humbur." Portieri Lukas Fabianski gaboi ne pesimin e golit te dyte dhe trajneri pranoi se gabimi i portierit polak duhet kuptuar mire nga ky i fundit, pasi i shkaktoi nje humbje te pafalshme.