E Diel, 1 Nëntor 2026

Meklareni triumf dyfish ne Kine, me Baton e Hamilton

Xhenson Baton dhe Ljuis Hamilton triumfuan ne Cmimin e Madh te Kines, duke i dhene nje fitore te madhe skuderise se Meklarenit. Ne nje gare qe u kushtezua nga thatesira, kampioni i botes ne fuqi, ashtu si edhe ne pisten e Melbernit, arriti te lere pas vetes te gjithe rivalet dhe u ngjit ne krye te gares. Shumica e piloteve te tjere bene disa ndalesa te detyrueshme gjate gares, ndersa Baton u mjaftua vetem me dy prej tyre. Hamilton u ndal kater here dhe Meklareni i dha fund me triumfin e piloteve te saj performances negative te xhirove te para. Niko Rosberg i Mercedez Gp plotesoi treshe e podiumit, ne pisten e Shangait. Xhenson Baton hodhi poshte te gjitha supozimet se fitorja e shenuar ne Cmimin e Madh te Kines nuk erdhi prej fatit. Ai me pas kaloi edhe Niko Rosbergun, per te udhehequr ne xhiron e 19-te, deri ne fund, pavaresisht se pas ndalimit te dyte rrezikoi disi dhe mund te mos kishte fituar ne fund garen. - "Nuk ishte fat qe ne u ngjiten me vend te pare, gjate dites se sotme," - theksoi piloti i Meklarenit. - "Ne zgjodhem me te drejten ne piste dhe fillimi ishte pergjigja jone me e mire. Ne e dinim sa te shpejte duhet te ishim, per te konkurruar si duhet, ne kete sezon. Ne muajt e pakte me ekipin kemi qene te jashtezakonshem. Ndihem pjese e vertete e skuderise sone, per momentin," - shpjegoi Xhenson Baton. - "Xhirot e fundit ishin te frikshme. Per mua kjo ishte fitorja me e bukur. Fitoret shijohen me mire kur sigurohen ne kushte te veshtira," - vijoi me tej piloti i Mek-larenit. - "Gjeja me e mire eshte se harmonia mes nesh ka qene ne lartesine e duhur. Ne fund ne ishim dy sekonda me te shpejte se pilotet e tjere. Ne nuk e dinim se duhet te ishim pershtatur me terrenin e thate, por per momentin mendoj se duhet ta harrojme nje gje te tille." Triumfi i fundit i Meklarenit ka rreshtuar disa skuderi ne gare per te fituar titullin kampion, ne Formula 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›