E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali do ta shesë Fabregasin për 50 milionë?

Arsenali është duke u përgatitur për ta shitur mesfushorin Çesk Fabregas këtë verë për një shumë prej 50 milionë stërlinas. “Sunday Mirror” shkruan se Venger ka vendosur ta shesë Fabregasin, në mënyrë që me të hollat e fituara nga shitja e spanjollit, të forcohet edhe më shumë skuadra me lojtarë të rinj, për t’i dhënë fund tabusë së titujve. Ajo që Venger tani dëshiron të shmangë, janë tri muaj të tjerë plot spekulime për të ardhmen e Fabregas, prandaj francezi ia ka bërë me dije Barcelonës, që nëse e dëshiron Çesk, të nxitohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›