Nojer nuk e konfirmon kalimin te Bajerni
Portieri i Shalkes, Manuel Nojer, ka refuzuar që të pranojë një kalim te gjiganti gjerman, Bajern Mynih. “Përgjigja ime është e qartë. Nuk e kam idenë nëse do të shkoj te Bajerni. Ata që janë përgjegjës për këtë dinë gjithçka. Unë nuk mund të them asgjë pasi është raportuar aq pak, nuk jam në një pozicion që ta them këtë. Nuk kam informacionin e duhur. Më duhet të pres”, ka thënë Nojer. Drejtori sportiv i chalkes, Horst Heldt pranoi pas triumfit në Kupës e Gjermanisë për televizionin publik gjerman ARD, se ekziton oferta përfundimtare e Bajernit, e cila duhet të shqyrtohet.