Arsenali e ka shansin tani për blerjen e Villës

Arsenali thuhet se mund të shfrytëzoj situatën aktuale te Barcelona për blerjen e David Villës.
Kur sulmuesi spanjoll pritej të ishte pjesë e Barcelonës në ndeshjen ndaj Malagës, Villa u la rezervë duke mos u aktivizuar për asnjë minut në ndeshje. Ky fakt e ka irrituar yllin spanjoll i cili thuhet se mund të braktisë Barcelonën në këtë javë.
Për Arsenalin thuhet se është shansi më i mirë që tani të siguroj shërbimet e Villas. Skuadra londineze thuhet se do të tentoj të arrijë këtë transfer me një ofertë prej 15 milion funtash për Villan./indeksonline/