Wilshere, kapiten edhe në shtëpinë e tij!

Se aq shumë e don Jack Wilshere shiritin e kapitenit te Arsenal, tregon edhe kjo foto e postuar nga ai.
Yllit të ri anglez i ka mbetur "ëmbël" shiriti i kapitenit që nga ndeshja e fundit me West Ham e ku për herë të parë në karrierë e pati këtë nder. Pas largimit nga loja të Vermaelen, Wilshere u bë kapiten i Arsenalit në 30 minuta lojë.
Wilshere atë shirit të kapitenit po e mbanë edhe në shtëpinë e tij duke postuar foto me të, për të paralajmëruar trajnerin Wenger se në një të ardhmë të afërt ai dëshiron të jetë kapiteni i parë i Arsenalit./indeksonline/