Arsenali e largon edhe Djoroun

Pasi e huazoj një ditë më parë sulmuesin Chamakh, Arsenali tani më ka larguar edhe një lojtar tjetër nga skuadra. Arsenali e ka huazuar Johan Djoroun te skuadra gjermane Hannover.
Mbrojtësi zvicëran ka kompletuar huazimin te Hannover deri në fund të këtij edicioni. Me këto para të huazimeve, topçinjtë po mbledhin fonde për blerjen e një ylli të skuadrës e që në plan të parë është nënshkrimi me David Villën./Indeksonline/