Mourinho: Nuk shkoj te Topi i Artë!

Edhe këtë vit Jose Mourinho nuk do të shkojë në garën që do të mbahet për Topin e Artë.
Trajneri portugez ka thënë se ai nuk ka kohë për të shkuar në këtë ceremoni."Nuk do të shkoj as këtë vit. Nuk shkoj sepse nuk kam kohë për të shkuar, më duhet të punoj në ndeshjen për kupë" deklaroi Mourinho.
Mosshkuarja e tij duket si një shenjë që Mourinho nuk do të fitoj çmimin për trajnerin më të mirë të vitit, çmim të cilin pritet ta fitoj Del Bosuqe./indeksonline/