E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali, festa e titullit është 90 minuta larg

Arsenali është 90 minuta larg një titulli në Premier League që nuk e ka fituar prej 22 vitesh. Skuadra e Artetës bëri një hap tjetër drejt lavdisë me një fitore 1-0 ndaj Burnley, që ka rënë prej kohësh në Championship. Megjithatë, ndeshja ishte e vështirë dhe goli filloi të dukej pothuajse i pamundur kur, në mesin e pjesës së parë, Trossard goditi shtyllën.

Havertz, megjithatë, i zhduku fantazmat dhe shënoi golin e fitores në minutën e 37-të. Në fillim të pjesës së dytë, traversa u godit përsëri, kësaj radhe nga Eze në minutën e 53-të dhe dy minuta më vonë iu afrua dyfishimit të epërsisë me një goditje me kokë.

Koha e gjatë shtesë nuk e ndryshoi rezultatin, në ndeshjen e fundit në Emirates, Arsenali fitoi 1-0. Ata tani janë pesë pikë përpara Cityt, i cili do të luajë në fushën e Bournemouth.

Arteta, i cili do të jetë  kampion me një fitore në ndeshjen e fundit me Crystal Palace, mund të festojë “në divan” dhe me një ndeshje të mbetur nëse Guardiola nuk i mposht “Cherries”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›