E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, Neymar thirret nga Ancelotti për Kupën e Botës

Vendimi i shumëpritur ka mbërritur. Carlo Ancelotti e ka përfshirë Neymar-in në skuadrën përfundimtare prej 26 lojtarësh të Brazilit për Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund dyshimeve rreth të ardhmes së numrit 10.

Në muajt e fundit, gjendja fizike e ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së kishte nxitur pyetje të vazhdueshme në Brazil. Neymar, tani te Santos, është prekur nga dëmtimet që nga viti 2022, duke luajtur vetëm pesëdhjetë ndeshje në katër sezonet e fundit midis Arabisë Saudite dhe ligës braziliane.

Pavarësisht kësaj, Ancelotti ka vendosur të mbështetet në përvojën e tij dhe ndikimin që mund të ketë në dhomën e zhveshjes së Seleção-s.

Lista e lojtarëve të thirrur nga Ancelotti:

Portierë: Alisson, Ederson, Weverton

Mbrojtësa: Alex Sandro, Bremer, Danilo, Douglas Santos, Gabriel, Ibanez, Leo Pereira, Marquinhos, Ëesley

Mesfushorë: Bruno Guimaraes, Casemiro, Danilo, Lucas Paqueta, Fabinho

Sulmuesa: Endrick, Martinelli, Igor Thiago, Luis Henrique, Matheus Cunha, Neymar, Rayan, Vinicius Jr., Raphinha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›