Arsenali, goleadë dhe kualifikim...
Serinë e golave e hapi kapiteni Çesk Fabregas në minutën e 25-të. Mesfushori spanjoll gjuajti tokazi nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës së hollandezëve. Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, është Samir Nasri që shënon përsëri për anglezët, duke e çuar skuadrën e Vengerit në dhomat e zhveshjes në avantazh të dy golave.
Vetëm shtatë minuta pas rifillimit të takimit, është përsëri Fabregas (më i miri në fushë), që trefishon rezultatin. 22-vjeçari mposhti për të tretën herë portierin, pas një asisti të marrë nga Andrei Arshavin. Por “Topçinjtë” janë të papërmbajtshëm dhe në minutën e 72-të Diabi thellon diferencën, duke fundosur kampionët e Hollandës. Miqtë realizojnë golin e nderit tetë minuta para fundit me anë të Lens.
Në ndeshjen tjetër të grupit H, Standard Liezhi mposhti 2-0 Olimpiakosin në shtëpi. Belgët ngjiten në kuotën e katër pikëve dhe mbajnë vendin e tretë pas Arsenalit të kualifikuar dhe Olimpiakosit me gjashtë pikë. Në ndeshjet e radhës, Arsenali pret Standardin, kurse Olimpiakosi udhëton drejt Hollandës për t’u përballur me Alkmarin.