Withers: Kapacitetet e policisë, thelbësor kundër krimit
Në ceremoni ishin të pranishëm, përveç ministrit tëBrendshëm Lulzim Basha, edhe Ambasadori i SHBA John L. Withers II dhe ambasadori gjerman Bernard Borchard. Ministri Basha e vlerësoi ndihmën e qeverisë amerikane mjaft domethënëse në aspektin e mbështetjes në luftën kundër krimit ekonomik dhe të besimit që kanë fituar agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri.
“Përparimi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe dhënia e instrumentave të ndryshëm nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe donatorëve është një aspekt që po përparon mjaft mirë në luftën kundër kriminalitetit. Megjithatë, garancia më e mirë për vazhdimin me sukses të kësaj lufte është vullneti politik dhe kapacitetet gjithmonë në rritje të Policisë së Shtetit”, deklaroi Ministri Basha.
Ambasadori i SHBA Withers, u shpreh se kompjuterat dhe programet e sofistikuara që dhurohen do të përmirësojnë ndjeshëm aftësistë e seksionit të analizës ligjore të sektorit të krimit kompjuterik për të rekuperuar provat elektronike.
Withers e cilësoi thelbësor rritjen e kapaciteteve të policisë shqiptare në hetimet dhe ndjekjet penale moderne, veçanërisht ato që përfshijnë mashtrimin financiar, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin kompjuterik dhe shkeljet tatimore.
Ndërsa ambasadori gjerman Borchard theksoi se financimi i fazës së dytë të projektit për sigurinë e kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme kryhet në kuadër të mbështetjes që po jep qeveria gjermane për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Ambasadori Borchard vlerësoi se rezultatet e deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar janë mjaft optimiste dhe ndihma e qeverisë gjermane konsiston në zhvillimin e elementëve të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar.
Faza dytë e projektit për forcimin e sigurisë së kufijve, luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar, ka vlerën e 632 mijë dollarëve dhe do të lëvrohet brenda këtij viti. Kjo ndihmë konsiston në blerje pajisjesh për policinë dhe doganat dhe trajnime për specialistët e tyre me theks të veçantë bashkëpunimin mes dy institucioneve.