E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arsenali i armëve të sekuestruara në Tiranë/ Zbulohet sasia e municioneve luftarake

Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi komisariati nr 4 në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë me shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

Reth 150  krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm

92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.

Pjesë armësh automatike.

1 tytë mitralozi.

2 pajisje optike për armët

U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin anglez,e 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›