E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali i'a bën gati statujën

Arsenali ka bërë gati një statujë për legjendën e skuadrës së tyre, holandezin Denis Bergkamp.

Arsenali tani ka zgjedhur statujën në mesin e disa ofertave në konkurs, ndërsa statuja e Bergkamp do të ndërtohet në hyrje të stadiumit "Emirates".

Por vendosja e statujës së yllit holandez ka ndezur debate te topçinjtë. Dilema është nëse ka lojtarë më legjendar te Arsenali që meritojnë statujë para Bergkamp.

Denis Bergkamp ka shënuar 87 gola në 325 ndeshje zyrtare për Arsenalin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›