Ndërhyrja karate ndaj Dinhos, ai e huq penalltinë

Një ndërhyrje që ka mundur të ketë pasojë të rënda, është parë ndaj superyllit brazilian, Ronaldinho. Në ndeshjen e Kupës Libertadores mes Arsenal Sarandit dhe Athletico Mineiros, Dinho shkëlqeu në këtë ndeshje duke dhuruar dy asistime në fitoren 5 me 2.
Mbrojtësi Biego Braghieri deshti në një mënyrë tjetër për ta ndalur Dinhon. Një ndërhyrje karate ndaj tij për fat të mirë nuk përfundoj me pasojë të mëdha, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
Dinho ndoshta nga "trauma" që pësoj në goditje, dështoj për të shënuar duke huqur penalltinë.