E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali mund Aston Vilën, përkohësisht në vend të dytë

Dy gola të kapitenit Çesk Fabregas (65’ dhe 81’) dhe goli i Abu Diabi në minutat shtesë, vulosën suksesin e radhës për ekipin e Arsen Vengerit në kampionat. Ndërkohë që miqtë, të cilët gjithsesi ruajnë vendin e katërt, nuk mundën të bëjnë dot asgjë për të shmangur humbjen.Me këtë fitore skuadra londineze ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në renditje në kuotën e 38 pikëve, një më tepër se Mançester Junajtid që do të luajë po sot në fushën e Hull Sitit. Çelsi vazhdon të udhëheqë Premier Ligën me 42 pikë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›