E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrimi i 32-vjeçarit, arrestohen edhe dy të rinj

Kështu në pranga kanë rënë shtetasit, Romeo Osmani dhe Sotir Hajdari, që të dy 17-vjeçar. Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi edhe shtetasi Miço Osmani, 18-vjeç. Të rinjtë akuzohen se të premten kanë grabitur dhe kanë masaktruar 32-vjeçarin Leonard Hazizaj. Pasi i kanë marrë paratë, ata e kanë masakruar me pesë plumba në kohë, duke e lënë në një bunker të tankeve të kohës së komunizmit. Tre të rinjtë i kanë marrë 32-vjeçarit rreth 3 mijë lekë. Ata kanë përdoru makinën e viktimës për ta transportuar deri tek tuneli, ndërkohë që janë larguar me të njëjtin mjet prej andej. Ndërkohë, gjatë dëshmisë në polici, 18-vjeçari Miço Osmani ka deklaruar se kishte vrarë emigratin, për të marrë hak për vrasjen e babait. “E pranoj që kam kryer vrasjen. E bëra për të marr hak, sepse në vitin 1997 ai me la jetim, më vrau babanë”, kjo është deklarata e të riut para organeve të hetimit. Bëhet fjalë për një ngjarje në 1997, kur në lagjen “1 Maji” u vranë disa romë dhe midis tyre edhe shtetasi Isuf Osmani, babai i 18-vjeçarit Miço Osmani.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›