E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arsenali ndalet nga Newcastle, fitore për Manchester United

Arsenali ngadalësoi ecurinë e tij, duke barazuar 0-0 ndaj Newcastle pas një ndeshjeje shumë të tensionuar, siç ndodh shpesh mes skuadrave të renditura në pjesën e kreut. Gunners u nisën fuqishëm, por pa gjetur objektivin e duhur. Ødegaard rrezikoi pas katër minutash, ndërsa Pope largoi përpjekjen e Xhakës me këmbë dhe Gabriel humbi objektivin me kokë.

Neëcastle, fillimisht i habitur nga presioni i kundërshtarit, u rrit me kalimin e minutave dhe pati një shans të bujshëm në finale: Joelinton humbi objektivin nga disa hapa. Edhe pjesa e dytë filloi me një shans për secilën palë: Wilson dhe Ødegaard, megjithatë, nuk gjetën rrjetën.

Sfida përfundoi mes protestave të londinezëve, të cilët kërkojnë një penallti të mundshme për një prekje me dorë në zonë: arbitri e mohon pas një kontrolli dhe zemëron Artetën. Kështu përfundon 0-0 dhe frenon Arsenalin, gjithmonë i pari me 44 pikë dhe +8 ndaj Cityt që do të luajë nesër. Newcastle ngjitet në 35 pikë.

Marshimi i Manchester United vazhdon, gjithnjë e më efektiv në zonën sulmuese: formacioni i ten Hag mposhti Bournemouth 3-0, por duhet të falënderojë edhe pritjet vendimtare të një de Gea të shkëlqyer. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të nga Casemiro me një asistim të Eriksen, 1-0. Fillimi i pjesës së dytë solli dhe dyfishimin e rezultatit me Shaw 49’, ndërsa Rasshford mbylli të gjitha llogaritë në minutën e 86-të.

Në sfidat e tjera, Everton fundoset në shtëpi, 1-4 përballë Brighton. Fulham ka arritur të rrëmbejë një fitore 1-0 në fushën e Leicester.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›