E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kupa e Mbretit: Reali rrezikon, por kualifikohet

Real Madrid rrezikoi, por gjithsesi kaloi në raundin e 16-shes të Kupës së Mbretit, duke mposhtur Cacereno, një skuadër nga kategoria e katërt, me shumë vështirësi (1-0). Rodrygo vendosi ndeshjen në pjesën e dytë. Eleminimi i bujshëm i Elches, që u mund 1-0 në fushën e Ceuta, formacion që luan në Kategorinë III. Një tjetër skuadër e Ligës, Rayo Vallecano, është gjithashtu jashtë, e cila iu dorëzua Sporting Gijon 2-0. Në fazën e 16-shes u kualifikua edhe skuadra tjetër e Valencias, Levante, e cila mundi Getafen me rezultatin 3-2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›