Arsenali në arrati, Liverpool dhe Tottenham fitojnë, Chelsea

Nuk mund të kishte një ditë më të mirë për Arsenalin, i cili përfitoi nga disfata e City dhe mundi Wolverhampton 2-0. Në kthimin nga Kupa e Botës, Arteta do të ketë 5 pikë avantazh ndaj Guardiolës. Në pjesën e parë, shanset më të mira janë mundësia e Guedes dhe goditja e traversës në të 36′ nga Gabriel Jesus, më pas Vieira dhe sërish Guedes trembin Jose Sa dhe Ramsdale pa goditur portën.
Pjesa e dytë ishte më shpërthyese. Kaluan vetëm dhjetë minuta dhe Vieira, i shërbyer nga një filtër i shkëlqyer nga Gabriel Jesus, vendosi në qendër Odegaard, i cili nuk gaboi dot nga disa hapa. Në minutën e 75-të është përsëri norvegjezi, i cili finalizon saktësisht duke firmosur 2-0. Topçinjtë mund të festojnë: janë 37 pikë të formacionit të Artetës kundrejt 32 të City.
Në Anfield Liverpool arriti një fitore të rëndësishme duke mundur Southamptonin e Nathan Jones 3-1. Firmino 6’ kaloi ‘Reds’ në avantazh, por festa zgjati shumë pak pasi miqtë arritën të barazojnë menjëherë me anë të Adams 9’. Port ë besuarit e Klopp arrijnë të reagojnë dhe Nunez firmos suksesin me dopietën e tij(21’ dhe 42’).
Tottenham rrëmben fitoren në dhjetë minutat e fundit të pjesës së dytë, duke fiksuar një 4-3 në shtëpi ndaj Leeds. Tri herë në avantazh Leeds me Summerville 10’ dhe Rodrigo me dopietë(43’ dhe 76’), tri herë barazpojnë Spurs me Kane 25’, Davies 51’ dhe Bentancur 81’. Në fund është përsëri Bentancur 81’ që shënon golin me vlerën e tri pikëve për të besuarit e trajnerit Conte.
Surprizë në St. James’ Park, ndërsa Newcastle mundi Chelsea me rezultatin 1-0, duke koleksionuar fitoren e pestë radhazi dhe dënuar Blutë me humbjen e tretë radhazi në Premier League. Goli I vetëm I kësaj sfide u shënuar nga Willock në minutën e 67-të.