Peqin/ Prodhimi i ullirit tejkalon parashikimet, çdo fshat ka rritje të prodhimit me 50 përqind

Këtë vit prodhimi i ullirit në rrethin e Peqinit i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. Në çdo fshat e njësi administrative raportohet se sivjet prodhimi i ullirit ka shënuar rritje me rreth 50 %. Sipas drejtorit të Bujqësisë në bashkinë e Peqinit, Nazmi Xhyra, shprehet se parashikohet që në 12 fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit, të merren 6295 ton vaji ulliri nga 4200 ton që u morën vitin e kaluar.
Xhyra shton më tej se janë marrë masat të ndihmohen fermerët që s’kanë mundësi të gjejnë tregjet e shitjes duke u lidhur dhe me bizneset në rrethet e tjera fqinjë për shitjen e vajit të ullirit.
Peqini mbahet si një nga rrethet e dëgjuara në vend për prodhimin e vajit të ullirit.
/rtsh/