Arsenali në krizë, Guardiola është me Arteta: Trajneri më i mirë

Situata nuk është aspak e mirë në shtëpinë e Arsenal. Shtatë humbjet e tyre, përfshirë edhe të fundit ndaj Burnely, në 12 ndeshje i kanë sjellë Topçinjtë vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies. Për më tepër, dhoma e zhveshjes duket e ndarë dhe nuk mungojnë kritikat ndaj teknikut Mikel Arteta. Në favor të spanjollit, megjithatë, janë rreshtuar drejtuesit e klubit dhe mentori i tij i vjetër Pep Guardiola.
“Nuk ka një trajner më të mirë se ai për të udhëhequr Arsenalin, në këtë dhe në sezonin e ardhshëm”, tha trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola për Reuters. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam parë ndonjëherë dhe nuk ka nevojë që unë ta mbështes publikisht sepse ai e di këtë. Jam i sigurt se do t’i kthejë gjërat dhe do të marrë performancën që të gjithë presin. Shpesh kërkohet kohë për të dalë nga një periudhë e keqe”.