E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, sërish në kërkim të Lorik Canës

E ardhmja e kapitenit të Marseille, Lorik Cana, mbetet e papërcaktuar, ndërsa spekulimet vazhdojnë që Arsenali është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, dëshiron të transferojë një mesfushor defanziv, ndërsa "The Daily Express" njofton se francezi e ka kthyer vëmendjen kah Lorik Cana."Dera mbetet e hapur për largim, edhe pse kam edhe tre vite në kontratën time. Do të flas me familjen dhe përfaqësuesit e mi. Dhe gjithçka do të varet nga ajo çfarë dëshiroj të bëj".
"Nga destinacionet e mundshme, Anglia dhe Gjermani janë dy ligat që më joshin më së shumti", është shprehur kosovari.
Edhe Evertoni dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e Canës, ndërsa oferta e vetme zyrtare është bërë nga Hamburgu, që ka ofruar pesë milionë euro për shërbimet e mesfushorit të përfaqësueses kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›