E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat/ Mbyllet numërimi, 4 deputet për PS-në, 3 për PD-në, 1 LSI-ja

Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun Beratit. Është numëruar edhe kutia 3295 që i përkiste zonës së Uznovës, e cila mbante 500 vota. Katër janë deputetët e PS-së, 3 të PD-së, dhe 1 deputet të LSI-së. Lista paraprake e deputetëve është nga PS-ja, Erion Braçe, Fidel Ylli, Ermonela Velaj dhe Marko Bello. Ndërsa mandatet që do të marrë PD-ja janë 3, përkatësisht Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi. I vetmi deputeti I LSI-së do jetë Nasip Naço.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›