E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali shënjestron dyshen sulmuese të Realit

Listës së gjatë të emrave që përfliteshin me një kalim të mundshëm të Arseali,së fundi iu janë shtuar edhe dyshja sulmuese e Real Madridit, Karim Benzema dhe Angel Di Maria.

Siç raporton BBC, zyrtarët e Arsenalit janë dukë përgatitur një ofertë prej 40 milion funtash për sulmuesin 25 vjeqar të Francës,Karim Benzema, pas dështimit të trasnferimit të Gonzalo Higuain dhe Luis Suarez. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger gjithashtu e dëshiron edhe krahsulmuesin e Realit, Argjentinasin, Angel Di Maria. Wenger poashtu është i interesuar edhe për një portier dhe një mbrojtës. Francezi është një admirues i Benzemas, që një kohë të gjatë dhe e dëshironte edhe para se ta blente Reali më 2009, kur e bleu nga Lyoni për një shumë prej 30 milion euro, përderisa Di Maria arriti në Real një vit më vonë.

Arsenali deri më tani ka bërë vetëm një transferim, sulmuesin 20 vjeqar Yaya Sanogo i cili erdhi te Arsenali si transfer i lirë nga Auxerre,por siç përflitet nga mediat angleze deri në përfundim të afatit kalimtar që përfundon me 2 shtator në orën 24, Arsenali mund të shpenzojë deri në 100 milion funta. Këtë edhe e premtoi edhe menaxheri i Arsenalit, Arsene ëenger duke shtuar: "Afati kalimtar me të vërtetë fillon tani, deri me 2 shtator do të ketë shumë aktivitet.Ne kemi 12 ditë, shumë gjëra do ndodhin,duke filluar nga tani."/indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›