Arsenalit po i'a bën me sy Europa League

Tottenhami e ka mposhtur Arsenalin në derbin e kësaj jave në Premierligë. Përballja e rivalëve lokal me plot të drejtë i'u takoj vendasve të cilët patën edhe një paraqitje fantastike.
Gareth Bale shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 37 të ndeshjes. Dy minuta më pas gol të ngjashëm shënoj edhe Lennon duke lënë të fjetur mbrojtjen katastrofale të Arsenalit.
Arsenali u kthye në lojë në pjesën e dytë kur Mertesacker shënoj me kokë për 2 me 1.
Por ky gol ishte ajo që Arsenali më së shumti mund të bënte në pjesën e dytë.
Tottenham me këtë fitore rikthehet në pozitën e tretë me 54 pikë ndërsa Arsenal mbetet në pozitën e pestë me 7 pikë më pak se Tottenham dhe 5 pikë më pak se Chelsea./Indeksonline/