E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kush fiton në Camp Nou, fiton edhe në Old Traford"

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil është i bindur se skuadra e tij mund të kaloj pengesën e quajtur Manchester United. Ozil deklaroi sot se ajo që skuadër që fiton në "Camp Nou" shumë lehtë mund të fitoj edhe në "Old Traford".

"Fatkeqësisht ne kemi pak gjasa për tu rkthyer në kampionat. Barcelona ka avantazhin që e bën atë favorite. Do të japim gjithçka që të fitojmë dy kupat që jemi në garë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës.

Kemi treguar edhe në lojën e parë me Manchesterin se mund të fitojmë, kishim raste por jo edhe fatin. E respektojmë mjaft kundërshtarin tonë por se ajo skuadër që fiton në Camp Nou, mund të fitoj edhe në Old Traford" deklaroj Ozil./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›