E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsene Venger premton përforcime

Arsene Venger zotohet se Arsenali do të sjellë lojtarë të rinj para fundit të afatit kalimtar veror. Topçinjtë ende nuk kanë sjellë ndonjë përforcim me emër, edhe pse ishin në ndjekje të Gonzalo Higuain, që u largua nga Real Madridi për të kaluar te Napoli, dhe vazhdojnë ta monitorojë situatën e Luis Suarez.

Jaja Sanogo, që iu bashkua klubit nga Okser, mbetet i vetmi nënshkrim i Arsen Venger deri tani këtë verë, por francezi shpreson të shtojë edhe lojtarë të tjerë para fundit të afatit kalimtar.

“Ne jemi aktiv. Ne jemi në një situatë si Manchester United, si Chelsea, ku çdokush pret nënshkrime dhe për momentin jo shumë gjëra ndodhin. Ka edhe 18 ditë deri në fund, ndaj ka kohë për merkaton” tha tekniku I topçinjve.

Më pas Venger shtoi se nuk e dinë se sa do te jetë numri i nënshkrimeve por një gjë është e sigurt sipas tij që Arsenali do të jetë shumë aktivë këto ditë. Ky duket se do të jetë një ndër premtimet boshe të viteve të fundit që tifozët e Arsenalit janë mësuar të dëgjojnë. Ngelet të shohim se sa të vërteta do të jenë këto deklarata dhe cilët do të jenë këto përforcime. Arsenali fillon sezonin e ri në Premier Ligën të shtunën me ndeshjen kundër Aston Villas që zhvillohet në Emirates Stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›