Shqiperia vazhdon serine pozitive duke mundur 2-0 Armenine
Tjetër bast i fituar për Xhani De Biazin.
Shqipëria e tij eksperimentale regjistron një tjetër sukses. Këtë herë nga “Qemal Stafa” e mundur del Armenia. 2-0 janë shifrat e triumfit kuqezi në miqësoren e fundit përpara sfidave eliminatore të shtatorit.
Jo vetëm rezultati, Shqipëria bind me lojë, ndërsa merr konfirmime dhe fiton të tjerë lojtërë të rinj. Mbi të gjithë Kaçen autor I një goli spektakolar.
Shqiperia tregon menjëherë se eshtë zot shtëpie.
Nisen në sulm kuqezinjtë, por nuk qëndrojnë pas futbollistët e Armenisë, që detyrojnë Berishën të bëjë pritjen e parë në minutën e 8-të.
Nuk surprizohet portieri.
Qëndrojnë në sulm kuqezinjtë, por në minutën e 18-të në kauz thirret sërish portieri që të korrigjojë një gabim të Ramës.
Shlyen gjithçka mesfushori I Vajadolid në minutën e 21-të, teksa me një gjuatje të saktë do të kalonte Shqipërinë në avantazh.
Goli I dytë për Valdet Ramës me ngjyrat kuqezi dhe një konfirmim për De Biazin.
Epërsia I jep zemër kombëtares shqiptare që vijon dominimin në pjesën e parë.
Armenët rrezikojnë vetëm në një rast, por është mbrëmja e Berishës, I pakalueshëm në portën e tij.
Më opas e njëjta tabllo. Shqipëria në sulm, ndërsa Kapllani provon me të gjitha mënyrat dysfishimin por pa rezultat.
Nis me zëvendësime pjesa e dytë. Debuton Gashi që provon golin e parë ne minutën e 64-rt.
I gjetur zëvendësimi tjetër I De Biazit. Në fushë, Kaçe që I duhen vetëm pak sekonda për të tregua talentin e tij me një gol spektakolar…
I pari për mesfushorin 19-vjeçar dhe I dyti për Shqipërinë që duket se siguron suksesin në këtë miqësore.
Provon edhe Andi Lila nga distanca
Ndërsa Kaçe tenton te përsëritet.
Shkon pak mbi tra topi, por goli I shënuar nga mesfushori I PAOK-ut do të mbetet mend gjatë.
Vuloset me shenjën e tij fitorja 2-0 kundër Armenisë, ndërsa Shqipëria arrin një sukses të rëndësishëm në prag të sfidave zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2014.
Destinacioni I ardhshëm është Lubjana dhe De Biazi ka çfarë I duhet: përveç optimizmit edhe idetë e qarta që kërkonte dhe që I mori nga kjo miqësore.