E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arsimi në Shqipëri, Rama: Paraqesim në Pragë idenë për ndërkombëtarizimin e Universiteteve, do punojmë për të rinjtë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, ka deklaruar se ky është një angazhim i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe i japin mundësinë Shqipërisë për ta parë të relizueshëm hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re, pasi fondet europiane për kërkimin shkencor janë katërfishuar.

“Eshtë një angazhim i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe i japin mundësinë Shqipërisë për ta parë të relizueshëm hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë ose futjes së NanoAlbit në një mjedis fizik pune të cilin siç e kam premtuar, e kemi gati dhe do iu shoqërojmë për ta kqyrur dhe për të zgjedhur së bashku sasinë e mjedisit të neviojshëm për ta nisur këtë proces.

 Akademia e Shkencave është kthyer në pikë referimi. Dalëngadalë po çel dyer të cilat më parë ishin të kyçura. Jam i entuziazmuar sot ku asnjë i pranishëm nuk është delegat që nuk e di për çfarë ka ardhur. Të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët. Hyrja e Universitetit të Tiranës në një fazë të re me fonde evropiane dhe projekte kuptimplota që forcojnë besimin se ne jo vetëm që s’jemi ndryshe nga të tjerët në aspektin negative. Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në Universitet, përfshirja e 10-fishit nga afro 40 persona në më shumë se 400 persona të stafit universitar në aksesimin e këtyre fondeve, në 2 vite është jashtëzakonisht domethënëse. Ne kemi vënë theksin te të rinjtë dhe te bota universitare. Të gjithë të kenë akses të barabarte në arsim. Nuk ka asnjë diskutim se dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE”, tha Rama.

Duke u ndalur te arsimi në Shqipëri, Kreu i qeverisë u shpreh se studentët shqiptarë shkëlqejnë në Universitetet më prestiogjioze në botë.Sipas Ramës, ky është një trehues që baza në arsimimin shqiptar është fuqizuar, ndërsa shtoi se ka ende punë për të bërë.

“Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj. Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit”, tha Rama ndërsa ka bërë me dije se në datë 6 nëntor do të paraqesë në Pragë idenë për ndërkombëtarizimin e universiteteve. Rama theksoi se shpreson që kjo ide të vihet në jetë pasi do u japë mundësi studentëve në Shqipëri të kenë diploma të barazvlefshme me ato europianet.

“Një nismë e përbashkët e Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ku ne synojmë një konkretizim sa më real të vizionit të projektrit të ri tëkomunitetit të ri politik europian. Në datë 6 të gjithë liderët e kësaj gjeografie që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit do të mblidhen në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian. Bashkë me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që botohet nesër në Politico. Si Shqipëri kemi vënë theksin te të rinjtë dhe universiteti. Që vendet jashtë BE të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë për të studiuar në një universitet prestigjoz jashtë por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë përmes programit dhe në fund me një diplomë të barasvlefshme të një universiteti europian. Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë diskutim që dimensioni ekonomik dhe zhvillimor në BE duhet t’i paraprijë anëtarësimit në BE”, theksoi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›