E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama inspekton punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë: Përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar sot pasdite qytetin e Vlorës, për të inspektuar punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social FB, Rama shkruan se është bërë një punë me dashuri të veçantë për etërit themelues të shtetit shqiptar.

“Në përfundim të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ndezim edhe emrat e firmëtarëve nëpër oborrin e shtëpisë muze; një punë e bërë me dashuri të veçantë dhe përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar”, shkruan Rama në FB. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›