E Martë, 3 Nëntor 2026

Arsimi profesional, shkolla Teknike Pyjore ofron dy drejtime, pyje dhe përpunim druri

Shkolla Teknike Pyjore ofron dy drejtime, Pyje dhe Përpunim druri. Shkolla Teknike Pyjore “Kolë Margjini” është një nga shkollat profesionale të Shkodrës.

Për të dyja drejtimet e shkollës, Pyjet dhe Përpunimi i drurit, ka pasur interes përafërsisht të njëjtë gjatë fazës së regjistrimeve. Promovimi dhe aktivitetet e vazhdueshme kanë ndikuar në këtë aspekt.

Sigurimi i transportit për nxënësit e shkollës në drejtim të vendeve ku zhvillojnë praktikat profesionale, bursa e plotë dhe numri i bizneseve partnere të shkollës janë vetëm disa nga avantazhet e saj.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu njoftoi së fundmi lajmin e rëndësishëm për prindërit, për rihapjen sërish të regjistrimeve për fëmijët e klasave të para dhe të dhjeta, duke shtyrë kështu afatin deri më 6 shtator.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›