E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyeja e bashkimit të Ritës dhe Calvin

Derisa po komentohen nga mediat, për lidhjen e tyre, Rita Ora dhe Calvin Harris po merren me projekte të reja muzikore. Ata janë duke planifikuar performimin e një dueti para mijëra fansave, në Virgin Media's V Festival, që do të mbahet gjatë kësaj vere.

Çifti i ri kanë pasur një varg takimesh  në kryeqytetin britanik gjatë javëve të fundit, dhe me afrimin e sezones të festivaleve, ata kanë plane që të kalojnë sa më shumë kohë që është e mundur  së bashku në mes të shfaqjeve.
Paraqitja e tyre e përbashkët është arsyeja që i ka bërë dy të rinjtë së bashku.

"Rita and Calvin fillimisht u takuan kur menaxhmenti i tyre i vuri ata në kontakt për të planifikuar një performancë të befasishme të përbashkët në festivalin e këtij viti", ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Organizatorët e festivalit që do të mbahet në muajin gusht, kanë siguruar një automjet të  të veçantë për të transportuar Ritën dhe Calvin deri në prapaskenë, për tu shpëtuar fotoreporterëve kurreshtarë për lidhjen e tyre. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›