Ilir Mirena jep dorëheqje nga posti i zv/ministrit

Ilir Mirena jep dorëheqje edhe nga posti i zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Kreshnik Berisha, këshilltar politik në kabinetin e MMPH-së.
“Po, z.Mirena ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit për arsye personale” ka thënë Berisha.
Ditë më parë, Mirena u distancua nga udhëheqja e degës së PDK-së në Obiliq./Indeksonline/