Art bashkekohor nga koleksioni i British Council 1980-2010
Një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, koleksioni i Këshillit Britanik ekspozohet për herë të parë në Shqipëri. Ky koleksion, i cili i ka fillesat e veta që nga themelimi i Këshillit Britanik (1934), ka për qëllim promovimin e artistëve britanikë tha drejtori i Galerisë së Arteve Rubens Shima.
Ekspozita reflekton ndryshimet që ka pësuar shoqëria britanike gjatë kësaj periudhe dhe rolin edukues dhe ndikues që ka marrë përsipër arti pamor në ndryshimin e saj.
Një prej artistëve pjesmarrës e quajti privilegj pjesmarrjen në këtë event.
Ky eshtë eventi me i rëndësishëm i artit pamor që zhvillohet në Shqipëri ajo cka është më e veçantë në këtë koleksion përfshihen 8500 piktura, skulptura, vizatime, akuarel fotografi dhe instalacione komplekse, multimedia dhe video. Koleksioni pasqyron sukseset dhe zhvillimet e artit britanik nga dekadat e para të shekullit të 20 deri në ditët tona.
Ndihem i priviligjuar që jam pjesë e kësaj ekspozite udhëtuese sepse shumë artist pjesmarrës kanë qene frymëzim në krijmtarinë time dhe sepse këshilli britanik bleu disa prej punëvë të mija. Dhe ajo çka e bënë më unike këtë ekspozitë është udhëtimi në vende të ndryshme të botës.
Ekspozita “Made in Britain”, sjell në Tiranë rreth 111 vepra në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, instalacion e video-art, që përfshijnë një hark kohor prej 30 vitesh. 29 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor.