Art me stilolaps

Të gjithë ata që shohin këto imazhe, mund të mendojnë se janë fotot e shkrepura prej ndonjë fotografi profesionist.
Megjithatë, e vërteta është krejtësisht tjetër, që bëhet fjalë për vepra të rralla artistike, të realizuar vetëm nëpërmjet stilolapësve të zakonshëm me ngjyra.
Artisti, një portugez i quajtur Samuel Silva, mburret me faktin se mund të realizojë artin e tij të pazakontë vetëm nëpërmjet një stilopsi të zakonshëm, si ata që kushdo mban në zyra, në çantë apo shtëpi.
Për Silvën, kjo mënyrë pikturimi është pasioni i jetës së tij, por ky është një pasion që i merr shumë kohë.
Për shembull, për të realizuar portretin e vajzës kuqalashe, atij iu deshën gjashtë stilolapsë me ngjyra të ndryshëm dhe mbi 30 orë punë intensive.
Në vazhdim, mund të admironi disa prej punimeve të tij më të mira.