PSG prezantoi “mbrojtësin më të mirë në botë”

Silva u prezantua këtë fundjavë pasi kaloi 10 ditë shtesë pushim, pas pjesëmarrjes me Brazilin në Lojërat Olimpike Verore në Londër, ku humbi në finale nga Meksika 1:2. PSG i pagoi Milanit 42 milionë euro për Silvan. Presidenti i klubit, Nasser el Khelaifi, tregoi arsyen.
“Një prej sulmuesve më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimoviç dhe mbrojtësi më i mirë në botë, Thiago Silva do të jenë baza e projektit tonë për të ardhmen”, deklaroi El Khelaifi para gazetarëve. Disa fjalë i tha edhe Silva.
“Pas bisedës që kam zhvilluar me drejtorin Leonardo dhe trajnerin Ancelotti, me të cilët kam bashkëpunuar në Milan, jam interesuar më tepër rreth Parisit. Tani jam këtu dhe jam shumë i lumtur për këtë, kam besim të plotë te projekti i klubit”, deklaroi Silva.