E Diel, 1 Nëntor 2026

Artan Hoxha: LSI është tashmë poli i tretë, por që të mbijetojë duhet të përplaset me PS-PD

artanArtan Hoxha, në një analizë për gazetën Panorama, ka marrë në shqyrtim Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila, sipas tij ka thyer bipolarizimin PS-PD, duke u kthyer në polin e tretë. Sipas tij, LSI duhet të përlaset si me PD-në, ashtu edhe me PS-në, nëse do që të mbijetojë dhe të forcohet si parti.

Tashmë, de jure dhe de facto, politika shqiptare është qartësisht tripolare. Poli i tretë, LSI, lindi në zgjedhjet 2013, mbijetoi në zgjedhjet 2009 dhe triumfoi në zgjedhjet 2013. Thënia shpresëdhënëse e Edi Ramës në tetorin 2011 e treta, e vërteta duket se paskësh qenë urim për Ilir Meten dhe LSI e tij.

Poli i tretë mbijeton dhe forcohet jo përmes plogështisë, as vetëm përmes menaxhimit pragmatist të pragmatizmit të një pjese të shoqërisë, as duke i ndenjur mënjanë konfliktit permanent PS-PD sipas parimit kur zihen dy veta fiton një i tretë e as përmes planeve afatgjata Rama-Meta, siç përflitet lart e poshtë, por përmes faktorizimit dhe ushtrimit të përgjegjësive të veta si një pol i këtillë, një pol i fuqishëm i qendrës që parandalon e ndëshkon, me mjete politike, ekstremizmin qoftë i shfaqur si aksion banal partiak a kokash të nxehta e qoftë i shfaqur si ide a reformë qeverisëse një pol që nxit normalitetin politik, mirëkuptimin e gjerë për çështjet kyçe e njëherazi ecjen më shpejt të vendit në katër vitet e ardhshme, shkruan Hoxha.

Sipas tij, LSI ka përballë një PS që as fitoi dhe as humbi më 23 qershor dhe PD-në, që me Lulzim Bashën, thotë Hoxha, do të jetë një opozitë e fuqishme.

Në mandatin e ri, ndryshe nga dy pararendësit, Ilir Meta dhe LSI, me fuqi të shumëfishuara, kanë në të majtë Edi Ramën dhe PS as fitues dhe as humbës por me ambicie të fitojnë a të imponojnë përmes pushtetit atë që nuk e morën dot me votë e, në të djathtë PD me kryetarin e ri Lulzim Basha dhe me liderin historik Sali Berisha tërësisht i angazhuar një PD me ambicien e fortë që, pas humbjes së thellë, të rifitojë shpejt kuotat historike të mbështetjes së publikut, vijon Hoxha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›